Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Joe Biden befason sërish, ja kujt ia beson rolin e sekretarit të Mbrojtjes

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5f16aa8a6b0dbf324577ec89b77c843b

Nuk kanë fund risitë në kabinetin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.  

Pasi i besoi postin e zëvendëses së saj, Kamala Harris, e para me ngjyrë në këtë post dhe transgjinorin, Rachel Levine si Ministre e Shëndetësisë, Biden vijon të befasojë me vendimet e tij.

Sipas asaj që raporton CNN, sekretari i ri i Mbrojtjes në administratën e presidentit amerikan Joe Biden, do të jetë gjenerali i pensionuar Lloyd Austin, që ka qenë komandant i forcave amerikane në Lindjen e Mesme në kohën e presidentit Barack Obama dhe njëherazi është afro-amerikani i parë në këtë funksion.

Kongresi që kontrollohet nga shumica e demokratëve, pa ndonjë problem ka miratuar vendimin e nevojshëm që Austin të konfirmohet si Sekretar i Mbrojtjes, që është vendi i parë që presidenti i ri ta shndërroj në ligj, kurse Senati sot duhet të konfirmojë vendimin.

Austin me karrierën e tij ushtarake prej 41 viteve, ka premtuar se do të rrethohet nga civilë të kualifikuar të cilët do t’i kyç në vendime politike.

Ai ka diplomuar në akademinë ushtarake amerikane West Point në vitin 1975, e në vitin 2012 ka shërbyer si afro-amerikani i parë si zëvendës në krye të Shtabit Qendror, e një vit mori nën kontroll komandën qendrore në Lindjen e Mesme. 

Lloyd Austin 

Lloyd-austin.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img