
Një anije luftarake ruse ka bërë manovra ushtarake provokuese pranë një destrojeri (shkatërruesi) amerikan në Detin Arabik.
Kështu ka raportuar media ndërkombëtare CNN, e cila ka bërë me dije se përplasja mes dy anije luftarake të marinës është shmangur vetëm në çastet e fundit, transmeton newsbomb.al.
Incidenti është rasti i fundit i disa provokimeve midis forcave ushtarake amerikane dhe atyre ruse.
Këto incidente zyrtarët amerikanë i kanë përshkruar si të provokuese dhe që sjell një klimë pasigurie.
Mësohet se ky incident ka ardhur pas një incidenti tjeter në Paqësor në muajin qershor, ku një anije luftarake ruse iu afrua shumë pranë një anijeje amerikane dhe anija amerikane u detyrua që të bënte një manovër emergjente duke shmangur kështu përplasjen, transmeton newsbomb.al.
Flota e pestë e Marinës Amerikane, e cila mbikqyr operacionet detare në Lindjen e Mesme pas incidentit bëri një deklaratë zyrtare.
Të enjten më 9 janar, ndërsa po kryente operacione rutinë në Detin Arabik të Veriut, aijes luftarake USS Farragut iu afrua në mënyrë agresive dhe provokuese një një anije e marinës ruse.
Fregata Farragut pasi dalloi se anija e flotës ruse po vinte drejt saj, sinjalizoi me pesë shpërthime të shkurtra duke aplikuar sinjalin detar ndërkombëtar për rrezikun e një përplasjeje dhe kërkoi që anija ruse të ndryshonte kursin në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Anija ruse fillimisht refuzoi, por në fund e ndryshoi kursin’, thuhet në deklaratën e Flotës së Pestë të Marinës Amerikane, transmeton newsbomb.al.
Një zyrtar i marinës amerikane ka deklaruar se Farragut është pjesë e grupit të anijeve transportuese të avionëve USS Harry S. Truman dhe Farragut ka për detyrë që të mbikqyrë anijet e mundshme armike për t’i parandaluar ata të afrohen tek transportuesit e avionëve.
Dy zyrtarë të mbrojtjes thanë që anija ruse qëndronte afërsisht 180 metra larg anijes së flotës amerikane dhe në momentet e fundit u afrua shumë pranë dhe gati sa u përplasën.
Kujtojmë se njëkohësisht në Lindjen e Mesme dhe në gjirin Persik janë shtuar edhe tensionet midis Iranit dhe SHBA-së pas vrasjes së gjeneralit të forcave Qudsi iraniane Qaseem Soleimani nga një dron amerikan me precizion të lartë pranë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit./ Newsbomb.al.