Jo vetëm shtetet, por edhe këngëtarja me famë botërore Adele, ka vendosur që personat që nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19, nuk do lejohen të marrin pjesë në koncertet e saj.
Adele tha se ajo kishte shtyrë një turne të madh botëror në vitin 2022 për shkak të Covid muajin e kaluar.
“Është shumë e paparashikueshme, me të gjitha rregullat dhe gjëra të tjera. Nuk dua që dikush të vijë në shfaqjen time i frikësuar. Dhe as unë nuk dua të marr Covid” tha artistja.
“Organizuesi i ngjarjes kërkon që të gjithë pjesëmarrësit e këtij eventi të jenë vaksinuar plotësisht (14 ditë pas dozës përfundimtar) dhe të kenë marrë një test negativ për COVID-19 brenda 48 orëve nga eventi. Për të hyrë në ngjarje kërkohet edhe prova e vaksinimit, ashtu edhe prova e testit negativ brenda 48 orëve nga ngjarja” tha personi që kishte organizuar koncertin.