Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Jo vetëm njerëzit, në SHBA fillon vaksinimi anti-COVID edhe për kafshët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6b891e2a5d5b5db8c582c2f7615ab899

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar të vaksinojnë edhe kafshët me vaksinën kundër koronavirusit.

Bëhet fjalë për kafshët që ndodhen në kopshte zoologjikë, ku në San Diego janë vaksinuar 9 orangutangë, ndërkohë që po planifikohet të vaksinohen edhe disa shimpaze.

Autoritetet e morën këtë vendim pasi 8 gorrilla rezultuan pozitive në testin e koronavirusit në këtë kopsht zoologjik. Ato e kishin marrë virusin nga një punonjës i kopshtit zoologjik.

“Aty kuptuam se kafshët tona janë shumë të rrezikuara. Vendosëm që të bëjmë të pamundurën për t’i mbrojtur, pasi nuk e dimë se si do të ndikojë virusi te ata”, tha Nadie Lamberski, drejtoresha e Kopshtit Zoologjik të San Diegos.

Vaksina që kanë marrë kafshët është e ndryshme nga ajo e njerëzve. Kjo vaksinë është prodhuar nga kompania farmaceutike veterinare Zoetis, por është ende në fazë eksperimentale. Kafshëve u janë injektuar nga 2 doza, ndërkohë që do të pritet se si do të reagojnë pas kësaj vaksine.

Më shumë

spot_img
spot_img