Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Jo vetëm në muajt e ngrohtë! Ja pse duhet vizituar Kanadaja edhe në dimër, por ka një kusht

Lajme të ngjashëm

Toronto po shkon drejt heqjes së të gjitha kufizimeve nga situata pandemike deri në mars 2022. Gjatë pandemisë Toronto dhe qytete të tjera “vuajtën” nga bllokimet e gjata dhe të rrepta. 

Qyteti më i madh i Kanadasë i cili ka arritur tani një shkallë vaksinimi prej 85%, midis grupmoshës 12 vjeç e lart, është duke mirëpritur tashmë turistët vendas dhe të huaj plotësisht të vaksinuar, që nga muaji Gusht.

Qyteti është kthyer pothuajse në normalitet, nëse jeni të vaksinuar dhe jeni të gatshëm të mbani një maskë,” tha banori i Torontos Felipe Vernaza, i cili drejton blogun “Your Coffee and Tea Essentials.”

Pse duhet vizituar Kanadaja në dimër?

Rihapja e restoranteve e bën një vizitë dimërore në qytet shumë më të këndshme për udhëtarët e vaksinuar, edhe darka në oborr është ende e hapur. Edhe pse qyteti mund të jetë i ftohtë, dimri mund të jetë gjithashtu një kohë e mrekullueshme dhe më pak e mbushur me njerëz për t’u vizituar, thonë banorët.

“Mos e vizitoni vetëm në muajt e ngrohtë,” këshilloi banorja e Torontos, Farida Talaat. “Bora e dimrit mund të jetë e bukur në Kanada!”.


Më shumë