Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Jo vetëm LSI, një tjetër parti aleate e Bashës dorëzon kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 13 Tetorit

Shkruar nga Newsbomb

Menjëherë pas LSI-së edhe Partia Republikane ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 13 Tetorit

Mësohet se PR, e drejtuar nga Fatmir Mediu ka vendosur të hyjë në zgjedhjet e dekretuara nga presidenti Ilir Meta.

Mediu ka deklaruar më parë se e njeh dekretin e Metës dhe do të futet në zgjedhje sado parti të regjistrohen.

3 ditë më parë Fatmir Mediu, kreu i PAA Agron Duka dhe Monika Kryemadhi e LSI, i bënë kërkesë KQZ për nisjen e proceduarve për zgjedhje të reja.

Ata kërkonin respektimin dekretit të presidentit Meta për anulimin e 30 Qershorit dhe caktimin e datës së re, të 13 Tetorit, por mbledhja dështoi për shkak të mungesës së 4 anëtarëve të PS-së.

auto_WhatsApp_Image_2019-08-05_at_10.59.42_21564995773.jpeg

auto_WhatsApp_Image_2019-08-05_at_10.59.421564995774.jpeg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll