Hapësire reklamuese

Politikë

Jo vetëm kushëriri i parë i Ilir Metës, Dorian Duçka është djali i dajës së ish-ministres së PS

Shkruar nga Newsbomb
Jo vetëm kushëriri i parë i Ilir Metës, Dorian Duçka

Dorian Duçka, ish-këshilltari i jashtëm i Edi Ramës që përmendet në dosjen e ish-drejtorit të FBI në SHBA, nuk është vetëm lidhje familjare e Ilir Metës. Ai rezulton se është dhe kushëriri i parë i ish-ministres Etilda Gjonaj.

Kështu ka deklaruar gazetari Artan Hoxha në emisionin "Opinion", teksa shtoi se me Dorian Duçkën janë parë në aeroportin e Dubait.

“Dorian Duçka është djali i hallës së ish-presidentit Meta dhe djali i dajës së ish-ministres Etilda Gjonaj. Herën e fundit e kam takuar në aeroportin e Dubait, që është linja loë cost. E kam parë atje, nuk e kam takuar. 

Është një personazh, i cili ka kryer shumë lobingje edhe në territorin e Shqipërisë edhe jashtë Shqipërisë. Në rastin konkret ai përmendet si përfaqësues i një konglomerati kinez, i cili ka patur akses tek kryeministri. 

Sigurisht ai ka marr përsipër disa takime të rëndësishme të Kryeministrit me disa personazhe në perëndim, por me sa shoh kjo mbetet brenda funksionit të tij”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese