Hapësire reklamuese

Showbiz

Jo vetëm “Këpucën e Artë” dhe titullin kampion, Myrto Uzuni mbrëmjen magjike e mbylli me një unazë, i propozoi në fushë të dashurës

Shkruar nga Newsbomb
Jo vetëm “Këpucën e Artë” dhe titullin kampion,
Myrto Uzuni ka përjetuar mbrëmjen e djeshme një natë “ëndrrash”. Shënoi gol spektakolar në ndeshjen që i dhuroi Granadas edhe titullin kampion në La Liga 2, ndërsa fitoi edhe çmimin individual të “Këpucës së Artë”, pasi shkoi në kuotnë e 23 realizimeve sezonale. Por jo vetëm kaq, sulmuesi i kombëtares mori edhe një “POO” nga e dashura e tij. Pasi mbaroi ndeshja Uzuni menjëherë i propozoi të dashurës së tij, me këtë të fundit që nuk hezitoi aspak t’i thoshte “PO” propozimit të beratasit. Në këtë mënyrë Uzuni mbyll një natë të paharrueshme në Spanjë, ndërsa pritet të jetë më i motivuar se kurrë me fanelën e kombëtares për dy sfidat me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu