Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Jo vetëm kancerin, Ruzhdi Metali tani shëron dhe koronavirusin: Kam garanci, shërova një familje nga Shkodra

Shkruar nga Newsbomb
Mjeku popullor Ruzhdi Metali

Mjeku popullor Ruzhdi Metali ka treguar mbrëmjen e sotme se ka gjetur kurën kundër koronavirusit, dhe tashmë ka shëruar dhe pacientët e parë, anëtarët e një familjeje nga Shkodra.

Në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Metali ka thënë se ka prova dhe garanci që ka shëruar familjen nga Shkodra. Mjeku ka thënë se ka shkuar vet në Shkodër dhe ka shëruar anëtarët e kësaj familjeje, por kurën nuk preferoi ta tregonte.

“Unë kam shëruar një familje në Shkodër nga koronavirusi. Ti bëj foto tamponit dhe tjua nis. Unë e kam me garanci. E kam me dokumenta. Ishin me koronavirus, me temperaturë. I shërova unë.

Tamponi është kot, koronavirusi nuk del dot në laboratore, del me tampon. E kam me garanci, me dokumenta. Në tampon ishin me koronavirus, shkova në Shkodër, i shërova unë me këto ilaçet që kam”, tha Ruzhdi Metali.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll