Tirana
moderate rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
6.2kmh
100 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

“Jo vetëm i zemrës sime, por hero i të gjithëve”, mjeku 25 vjeçar vdiq në aksident, e fejuara prek me fjalët: Isha me fat që të njoha…

spot_img

Lajme të ngjashëm

E fejuara e Mentor Salihit, mjeku që humbi jetën pak ditë më parë në një aksident në Gjakovë, i ka dedikuar një mesazh të ndjerë.

Blerta Begaj shkruan në një postim në facebook, se nuk mund ta besojë që i dashuri i zemrës nuk është më,  duke shtuar se gjen ngushëllim tek fakti që ai vdiq si hero.

Postimi i plotë i Blerta Begajt:

Sot u bënë kaq ditë që prej ikjes tënde, e unë ende nuk po mbërrij me pranu e as me besu që ti nuk je më. Është kaq e vështirë të shkruaj për ty. Me ngushëllon e më bënë krenare pa masë fakti që u ndave nga kjo jetë si një hero, ti nuk mbete vetëm heroi i zemrës time por u bëre heroi i të gjithë atyre që i ktheve në jetë kur nuk kishin shpresa, i atyre që të njohën, e i atyre që për herë të parë dëgjuan për ty, me veprën tënde madhore, me flijimin tënd, pikërisht ashtu siç gjithmonë veprove, vendosë të tjerët përpara vetës tënde.

Sot e gjithë Kosova të njeh si doktor Mentori, që dha jetën në shpëtim të jetës së njerëzve të tjerë, e gjithë Kosova të ka nderu, të ka thurur vargje e të ka kujtu, në kujtesën e secilit prej tyre do të mbetesh gjatë e përgjithmonë.

Sado që unë nuk po mundem me u pajtu e po përballem çdo ditë me dhimbjen e ikjes tënde, më bënë me u ndi më lehtë fakti që ti ke lënë kaq shumë gjurmë në jetën time, e që e kam pas fatin me e njoftë një njeri si ti prej së afërmi. Krejt kujtimet me ty, që janë kaq të bukura, kam me i mbajt përgjithmonë në zemër e me jetu me to. Kështu kam me të mbajt afër e ti ke me jetu përgjithmone brenda kësaj zemre.

Më shumë




spot_img








spot_img