
Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Tiranën, ka zgjedhur një model krejt të veçantë në fushatën e tij për kryeqytetin. Banerat dhe posterat e vendosur në hapësirat publike të Tiranës, kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
Një ndër to ishte dhe baneri me dy gishtat e ngritur lart, që Belo ia drejtonte korrupsionit në Tiranë. Pati një "boom" reagimesh, pro dhe kundër, të cilat Këlliçi i mirëpriti sot por theksoi se ato nuk i drejtohen askujt përveç se korrupsionit.
Gjatë takimeve që ka zhvilluar këtë të mërkurë në kryeqytet, Këlliçi është ndjekur gjatë rrugëtimit dhe nga disa media kombëtare. Gazetarët i kanë drejtuar pyetje lirisht e po ashtu kanë marrë dhe përgjigjet e kandidatit për bashkinë.
Për t'u kthyer te banerat si model fushate që Belind Këlliçi ka zgjedhur, stafi i tij ka vendosur të tjerë në hapësirat e përcaktuara. Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, Belo i ka ilustruar premtimet e tij me këto banera të veçantë që padyshim tërheqin vëmendjen e të gjithëve.
[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="694567,694569,694568"]