Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Jo vetëm Basha, edhe Grida Duma del live nga makina: Shqiptarët e varfër dhe me shtëpi të rrënuara kanë telefona të mirë, i jep liri të shohin çfarë ndodh në botë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

da862f485a398a9e02fa8ef555138763

Fushata elektorale ka nisur fuqishëm tashmë, kryesisht në rrjetet sociale, ndikuar edhe nga vështirësitë që ka krijuar pandemia.

 

Prej ditësh kemi parë kryetarin e PD-së Lulzim Basha të shfaqet “live” te ndjekësit e tij teksa udhëton me makinë, por tashmë është edhe ish-deputetja Grida Duma që “i njeh meritat” teknologjisë.

“Është një risi e madhe kjo çështja e teknologjisë të themi të drejtën. Unë herë pas here e përdor me shumë pa dëshirë, qenia live dhe drejtpërdrejt është një risi dhe kërkon një vëmendje të plotë që t’i japësh shikuesit një mesazh të plotë dhe jo ujërat. Por ajo që shoh është e reja që depërton kudo”, thotë ndër të tjera Duma.

Ajo duket e vetëdijshme edhe për përdorimin e lartë të rrjeteve sociale, teksa thotë se shqiptarët edhe me shtëpi të rrënuara i kanë telefonat e mirë.

“Ti mund të shohësh një shtëpi të paarreduar, pa mobilje, me shumë varfëri, por shikon një të ri që përpiqet për veten, të mbahet të vishet, të ketë një telefon të mirë. Kjo nuk do të thotë që të jemi pre e atyre që kush ka një telefon të mirë është individi që po gënjen për varfërinë. Por do të thotë që shqiptarët kanë shumë kërkesa të larta për veten. Liri e madhe është ajo që të jep teknologjia nëse shikon çfarë ndodh në çdo cep të botës dhe e krahason me Shqipërinë.”, thotë më tej Duma.

tjgjyyk66k6k.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img