Hapësire reklamuese

Politikë

Jo vetëm arrest shtëpie, gazetarja: Sali Berisha mund të shkojë në burg

Shkruar nga Newsbomb
Jo vetëm arrest shtëpie, gazetarja: Sali Berisha mund të

Pasi Këshilli i Mandateve i hapi rrugën heqjes së imunitetit për Sali Berishën, e kërkuar kjo nga Prokuroria e Posaçme, Anila Hoxha ka theksuar se ish kryeministri edhe mund të arrestohet sipas Kodit të Proçedurës Penale.

Gazetarja e njohur shpjegoi juridikisht se si për Berishën mund të merret edhe masë ekstreme sigurimi, sikurse ajo me burg, edhe pse ai ka kaluar moshën 70-vjeç. Në një lidhje direkte me "Top Story"-in e Grida Dumës, Hoxha tha:

"Ligji thotë: Ndalohet ashpërsimi dhe masa e sigurisë arrest me burg për personat që janë mbi 70-vjeç. Ne e dimë që tani se ish kryeministri Berisha është 79 vjeç pasi është personazh publik. E ka kapërcyer moshën 70 vjeç. Por, pika e dytë e nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale ka sërish një mundësi dhe opsion që del përtej parashikimit të asaj që Prokurori mund të kërkojë.

Pra, shikohet mundësia që prokurorët sipas ligjit mund të kërkojnë edhe arrest me burg sepse thuhet më tej në këtë nen se mund të kërkohet masë shtrënguese nga prokurorët dhe te jepet nga gjykata, edhe në përjashtim për personat mbi 70 vjeç, kur ky person është dënuar apo hetohet për vepra penale që kanë parashikim maksimumi deri në 10 vite burgim ose dënim. Ajo që dihet për Berishën është që dyshohet nga SPAK për veprën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë në bashkëpunim me dhëndrin me Malltezin, që është e dënuar nga 4 vite deri në 12 vite burgim".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese