Hapësire reklamuese

Aktualitet

Jo vetëm Administrata, edhe shkollat pushim të premten!

Shkruar nga Newsbomb
Jo vetëm Administrata, edhe shkollat pushim të premten!

Pasi kryeministri Edi Rama lajmëroi se data 15 mars ( e premte) do të jetë pushim për punonjësit e administratës publike, edhe Drejtoria e Arsimit Parauniversitar ka njoftuar se në kuadër të Ditës së Verës edhe shkollat do të jenë pushim këtë të premte.

Përmes një njoftimi zyrtar Drejtoria e Arsimit Parauniversitar lajmëron të gjitha Institucionet arsimore publike/jopublike, nxënësit dhe punonjësit arsimor në të gjithë vendin se data 15 mars është pushim.

 “Në mbështetje të neneve 95,pika 2, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Vendosi: Caktimin e ditës së premte, datë 15.03.2024, ditë pushimi. Njoftohen të gjitha Institucionet arsimore publike/jopublike, nxënësit dhe punonjësit arsimor në gjithë vendin”,  thuhet në njoftim.

Kreu i qeverisë lajmëroi më herët se Këshilli i Ministrave vendosi këtë të mërkurë se të gjithë punonjësit e shtetit të marrin dhe një ditë më tepër pushim me rastin e festës së Ditës së Verës.

Bashkë me fundjavën bëhen 4 ditë shkëputje nga rutina e punës.

“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës,” njoftoi Rama më herët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese