Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

Jo president, na duhet një mbret!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Edi Oga, ekskluzivisht për newsbomb.al. 

U bënë disa javë që kotmëkot shpenzojmë kohë dhe energji duke diskutuar “popullorçe” kandidatura të mundshme për president. Në listë janë persiona seriozë por edhe qesharakë deri në personazhe grotesku. Është “çamçakizi” mediatik i radhës që na ka ofruar ai. Ai që prej kohësh po i bën të gjitha vetë, ai që cakton ministrat, prokurorët, gjykatësit, shefat e opozitës, oligarkët, investitorët (komedianë) strategjikë… ai e ka vendosur tashmë edhe presidentin e radhës, por i leverdis të na shohë duke u Mund të jetë burrë, mund të jetë grua, pak rëndësi ka për ne. E ka vendosur “mbreti” dhe ne vdekatarët e sinoreve të vendit të tij të vogël do ta pranojmë pa kushte.

albsig

A nuk do të ishte më mirë që të kishim një mbret të vërtetë në vend të një mbreti karagjoz dhe një presidenti?

Po të shohësh hartën politike të botës, në shumicën absolute të mbretërive shteti funksionon për mrekulli dhe qytetarët jetojnë më mirë.

Përse të mos deklarohemi edhe ne një mbretëri?

Kur de jure gjithnjë na kanë udhëhequr e na udhëheqin mbretër, përse rrekemi t’i vendosim emra të tjerë!

A nuk ishte mbret Ahmet Zogu?!

A nuk na sundoi si mbret (i keq) komunisti Enver Hoxha?!

A nuk na sunduan si mbretër (pak më të butë) demokrati Sali Berisha dhe socialisti Fatos Nano?!

A nuk po sundon si një mbret i vërtetë, ish-përtejtëmajtësdhetëdjathës Edi Rama?!

Mbase arsyetimi i mësipërm duket mediokër, mbase është vërtetë i tillë, por ai buron i sinqertë nga dëshpërimi i njërit nga ju, i dikujt që ka jetuar në gjashtë dekada dhe kurrë nuk pa te kemi një shtet që t’i vijë era shtet. Një entitet që funksionon sipas përkufizimit.

Që të mos keqkuptohemi, nuk jam për rikthimin në “fron” të trashëgimtarit të mbretit të vetëshpallur Zog I. Ai më duket mbret aq sa ti që po lexon dhe unë që po shkruaj!

Aq më pak do tw mw pwlqent njw mbret si Edi Rama, ndonëse për momentin ai ka mundësi më tepër se kushdo tjetër. Mjafton të ndryshojë kushtetutën dhe të vetëshpallet!

Nëse i referohemi historisë, rruga e një individi për t’u bërë mbret ishte e gjatë dhe plot luftëra! Edhe ai është i gjatë dhe ka luftuar mjaftueshëm me durimin tonë!

Në mjaft raste mbreti ka derivuar nga një religjoz i lartë, i pranuar nga shumica e popullit si i tillë! Edhe Edi Rama është i lartë dhe i përket të paktën tre besimeve më të mëdha të shqiptarëve!

Individi që zgjidhej mbret, kishte në vete edhe një lloj misticizmi, një lidhje të veçantë dhe direkte me Zotin… më falni, a nuk ju kuadrohet Edi Rama?!

Sidoqoftë, a do shpallet mbret apo do vazhdojë të mbretërojë kështu siç po bën, e di dhe e vendos vetëm ai. E mira do të ishte që ta ndante mendjen sa më shpejt, se edhe tre kuajt plastikë që presin shefin t’i kalërojë, po dekompozohen nga dielli, nga shiu dhe nga mërzia!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img