Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Jo perceptime lart e poshtë”, ministrja e Financave: Të gjithë sektorët e turizmit me rritje, punësimi u rrit me 16%

Shkruar nga Newsbomb
“Jo perceptime lart e poshtë”, ministrja e Financave: Të

Sezoni turistik në Shqipëri është në ditët më të mira, sipas disa të dhënave të publikuara nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Mesa duket, e nxitur nga lajmet që pasqyrojnë zbraztinë e plazheve dhe problematikat në bregdet, Ibrahimaj ka vendosur ta përballë realitetin e rrjeteve sociale me shifrat pozitive.

Kështu, ajo shprehet se pothuajse të gjitha aktivitetet në sektorin e Hoteleri-Turizmit janë pësuar rritje me 23 deri në 80% në disa raste.

Krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të publikuara nga Ibrahimaj, rritje ka pësuar edhe punësimi, me 16%.

Reagimi i ministres së Financave Delina Ibrahimaj:

Turizmi kontribut pozitiv për ekonominë

23% më shumë u rrit qarkullimi i biznesit në sektorin e Hoteleri-Turizmit, referuar deklaratave të TVSH-së për periudhën Maj -Qershor 2022 krahasuar me Maj -Qershor 2021.

Pothuajse të gjithë aktivitetet e këtij sektori rezultuan me rritje, përkatesisht "Akomodime të tjera" me 80% dhe "Hotele dhe struktura të ngjashme" me 57%.

Punësimi gjithashtu shënoi rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ose me rreth 23% krahasuar me periudhën para pandemisë (2019).

Këto shifra dhe jo perceptimet që përshfaqen lart e poshtë këto ditë, tregojnë qartë për ecurinë e këtij sektori të rëndësishëm, rritjen e konsumit dhe vlerën që turizmi ka në rimëkëmbjen e ekonomisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.