Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë përveçse dy kolege në televizion dhe dy shoqe shumë të mira.
Miqësia mes dy moderatoreve të njohura të ekranit shqiptar ka nisur vite më parë dhe vazhdon të jetë e njëjtë dhe sot.
Të dyja moderatoret na kanë treguar se shoqëria e tyre është shumë e çmuar, madje ato ndajnë shumë sekrete të njëra-tjetrës.
Ditën e sotme ka qenë Arbana ajo që e ka postuar foton e Xhemit dhe zbulon çfarë diete përdor moderatorja.
“Duke detyruar shoqen e ngushtë të hajë mish kur është duke mbajtur dietën keto”, shkruan Arbana krahas fotos së Xhemit.
Dietën keto e përdorin shumë personazhe të njohur, pasi mund të konsumohen prodhimet e detit, perimet, avokado, vezët dhe disa ushqime të tjera.