Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

“Jo më njerëz të korruptuar në parlament”, Gazment Bardhi: Nesër depozitohen në Kuvend amendamentet kushtetuese për 3 çështje madhore

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se nesër do të dorëzohen në Kuvend 3 amendamentet kushtetuese, të cilat formalizojnë 3 propozimet për Vetingun e politikanëve, zhbërjen e ndryshimeve Kushtetuese të 30 qershorit të vitit të kaluar, si dhe reformën territoriale.

Në një deklaratë për mediet Bardhi u shpreh se u shpreh se këto amendamente janë në interes të qytetarëve, ndërsa shtoi se sipas tij ka ardhur momenti të mos kemi njerëz të korruptuar në parlament.

Deklartata e Gazment Bardhit:

Atëherë siç jeni njohur edhe gjatë komunikimit që kemi pasur dje pas mbledhjes së grupit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, dje vendosi që gjatë javës të depozitojë disa amendamente kushtetuese për tre çështje madhore në interes të qytetarëve.

Së pari, pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe individët me lidhje me krimin e organizuar. Së dyti, rikthimi i legjitimitetit të zgjedhjeve përmes ndryshimeve kushtetuese. Dhe së treti, një reformë të re territoriale që afron më shumë shërbimet tek qytetarët.

Autorizojë Komisionin, anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve si grup pune për të finalizuar amendamentet. Sot grupi i punës u mblodh për të finalizuar amendamentet. U ra dakord për të gjitha çështjet që grupi parlamentar autorizoi dhe vendosi që ditën e nesërme të depozitojmë amendamentet kushtetuese që formalizojnë të treja propozimet që unë përmenda. Vettingun e politikanëve, Reformë territoriale dhe reformë zgjedhore. Të treja çështjet, e ripërsëris, nuk janë çështjet të interesit për Partinë Demokratike, janë çështje në interes të qytetarëve shqiptarë.

Ka ardhur momenti dhe është ekzaktësisht ky momenti për të siguruar që në institucionet më të larta shtetërore në parlament, në qeveri, në institucionet kushtetuese të kemi persona të palidhur me krimin e organizuar dhe persona që nuk janë të korruptuar dhe nuk kanë vënë pasuri të paligjshme për shkak të funksionit, sikundër edhe një Reformë Zgjedhore të plotë që garanton zgjedhjet të lira dhe të ndershme dhe një Reformë territoriale që çon shërbimet atje ku qytetarët janë dhe anasjelltas siç është aktualisht pushteti vendor. Nesër ju do të njiheni edhe me propozimet tona të plota për të treja çështjet. Ajo që ka rëndësi është që grupi i punës sot ka autorizuar depozitimin e këtyre amendamenteve gjatë ditës së nesërme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img