Hapësire reklamuese

Politikë

“Jo me detyrim, se i fike studentët”, Edi Rama “kapet” me komentuesit për vaksinimin e studentëve: Po mirë o djalë...

Shkruar nga Newsbomb
“Jo me detyrim, se i fike studentët”, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, ka publikuar një video nga shkolla e rindërtuar e “Ibrahim Rrugovës” dhe disa rrëfime të  nxënësve për shkollën e re.

Mirëpo teksa ka postuar këto video komentuesit nuk kanë lënë pa përmendur edhe vaksinimin me detyrim të studentëve.

Një komentues i shkruan Ramës “O Edi mos e bej me detyrim vaksinen se i fike sudentat duke e blere 100 euro certifikaten fallco te vaksinimit ! Me kete tutel po pasuron nji pjese te atyre qe sot meren me vaksinimin duke mos arritur qellimin real te vaksinimit..!”.

Ndërsa kryeministri nuk ia ka kursyer përgjigjen duke thënë se edhe në vend e tjera të botës, vaksinimi i studentëve është i detyrueshëm. Rama e këshillon gjithashtu se nuk bëhet fjalë për lojë dhe se nuk duhet të dëgjohen marrëzitë që thuhen.

“Po mire o djale po tere bota qe nuk te le te hysh asgjekundi pa treguar certifikaten e vaksinimit jane budallenj apo jane cmendur te gjitha qeverite e planetit dhe kane perveshur menget te marrin ne qafe njerez?! Po si mendon ti jane cmendur fare fare edhe te gjitha mediat e gazetaret serioze te botes qe nuk e nxjerrin kete sekret te madh, te cilin e paskan zbuluar ca njerez qe nuk kane lidhje as me shkencen, as me shkollen, as me dijen?! Po si eshte e mundur qe kur shkojne ne spital pastaj vuajne e humbin jeten pikerisht ata qe nuk jane vaksinuar apo edhe kjo eshte loje thuaj?! Jo o mik jo, nuk eshte loje kjo dhe nuk luhet me jeten si me skedinen e futbollit, po i vihet gishti kokes e nuk degjohen tallagjaret e marrezise njerezore qe nuk dine cfare flasin, po degjohet shkenca qe shpeton njerez e sheron njerez!”shkruan Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll