Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
30 %
6.2kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

JO konsensus për ‘Zgjedhoren’, Meta paralajmëron: Nëse ndryshimet miratohen në mënyrë të njëanshme, s’ka çelje negociatash

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prersidenti Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të takimit të palëve politike për Reformës Zgjedhore, në të cilën sipas opizitës nuk është dakordësuar me mazhorancën  për disa çështje siç është ajo e përdorimit të teknologjisë.

“Do ta duartrokas konsensusin dhe menjëherë do t’i firmos këto ndryshime sapo të vijnë”, thotë Meta i cili në të kundërt thekson se nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor, miratohen në mënyrë të njëanshme, do të ketë ZERO çelje negociatash të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Për çështjen e Kodit Zgjedhor, jam i kënaqur, që sipas aktorëve politikë dhe diplomatikë, ka përparime.

Mezi po pres që palët të mbajnë fjalën dhe në datën 31 maj 2020 të përmbyllin me konsensus ndryshimet që kërkohen me aq ngulm prej kohësh nga Bashkimi Europian, dhe partnerët e tjerë.

Do ta duartrokas konsensusin dhe menjëherë do t’i firmos këto ndryshime sapo të vijnë!

Por nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor, miratohen në mënyrë të njëanshme, do të ketë ZERO çelje negociatash të Shqipërisë me Bashkimin Europian, jo deri në zgjedhjet e ardhshme, por edhe deri në zgjedhjet e tjera që do vijnë pas tyre”, shkruan Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img