Hapësire reklamuese

Politikë

“Jo bunkerizim të PD mbi mashtrime”, Zhupa citon Bashën: Nuk do të ketë Kuvend që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane

Shkruar nga Newsbomb
“Jo bunkerizim të PD mbi mashtrime”, Zhupa citon Bashën:

Deputetja Ina Zhupa ka publikuar një video të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të treguar vendosmërinë për të mos çuar PD drejt izolimit dhe bunkerizimit.

“Për të gjithë ata që sot mashtrimin e kanë kthyer në mjet përçarës për demokratët, për interesa personale të tyre. Mbi mashtrime u bunkerizua Shqipëria, por këto kurrë nuk do të shërbejnë për të bunkerizuar Partinë Demokratike!”, shkruan Zhupa.

Në videon që Xhupa ka publikuar, kryetari Basha i referohet deklaratave për 11 dhjetorin dhe objektivave që Partia Demokratike ka.

“Sa u përket pretendimeve për kuvende, Kuvend të PD, për të marrë në shqyrtim vendimin e qeverisë amerikane s’ka për të pasur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe fuqia jonë do të përqendrohet këtu. Nuk ka për të pasur kuvend të PD, që shqyrton vendimin e qeverisë së SHBA”, dëgjohet të thotë Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu