Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

“Jimy, Zoti shqiptar i drogës”, mediat e huaja jehonë trafikantit Agim Çerma: Dërgonte kokainë nga Kolumbia në Europë me fluturimet çarter, jetonte me qira, pa makinë dhe pa celular

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prodhonte më shumë se 2 miliardë dollarë drogë në muaj, por jetonte me qira, nuk kishte makinë dhe as celular. Bëhet fjalë për Agim Çermën, i njohur ndryshe si “Jimy”, trafikanti shqiptar të cilit mediat kolumbiane i kanë kushtuar një artikull të gjatë.

Ai u zhvendos në Kolumbi në vitin 2014 së bashku me gruan dhe njërkun e tij, mori një shtëpi me qira në veri të qytetit Barranquilla dhe prej andej filloi rrjetin e tij kriminal. Vendi që zgjodhi për të jetuar ishte ideal për të, pasi kishte shumë afër portet kryesor që do të lehtësonin dërgimin e kokainës me anije drejt SHBA-së. Një tjetër mënyrë dërgese ishteedhe ajo me fluturimet “charter”, të cilët niseshin në brendësi të Kolumbisë drejt Europës.

Dërgesat ishin të shumta, ndaj “Jimy-t” i duhej të mendonte se si do t’i fuste paratë në Kolumbi. SIpas hetimeve të autoriteteve, të ardhurat nga droga u futën nëpërmjet palëve të treta, që shërbenin si ndërmjetës mes prodhuesve të kokainës (Jumy) dhe blerësve. Agim Çerma ishte në krye të një karteli ballkanik, por forcoi gjithnjë e më shuimë lidhjet edhe me kartelet vendase në Kolumbi.

Fuqia ishte gjithnjë e më e dukshme dhe për t’u kujdesur për ‘biznesin’, Çerma e ndau transportimin në 4 pjesë, për t’u siguruar që gjithçka do të sihte në rregull. Ëilliam Cruz Pérez , Pedro Antonio Penagos Londoño, Jairo Fernando Cardona López dhe Edëin Durlandy Montilla González, sipas autoriteteve, u bënë njerëzit e tij të besuar.

Kanë qenë pikërisht këto lidhje me kartelet kolumbiane që çuan në arrestimin e tij, pasi “Jimy” e rriti shumë prodhimin për të plotësuar nevojat e karteleve, duke u zbuluar nga policia, edhe pse tentoi të japë shuma të mëdha rryshfeti te autoritetet kolumbiane.

Cardona López, dyshohet se ka punuar si mbikëqyrëse për kontrollorët e trafikut ajror; Penagos Londoño do të kishte qenë përgjegjës për logjistikën dhe transportimin e lëndës narkotike; Montilla González, dyshohet se kishte laboratorë për prodhimin e klorhidratit të kokainës në Kaukën veriore; dhe Cruz Pérez, me sa duket, ishte koordinatori dhe konsiderohej dora e djathtë e “Jimy”.

“Gjatë hetimit u përcaktua se ai ishte duke përdorur Aeroportin Ndërkombëtar Alfonso Bonilla Aragón , në komunën e Palmira, Valle del Cauca , në bashkëpunim me disa zyrtarë civilë që punonin atje”, shprehet një zyrtar.

Agim Çerma u arrestua në qytetin e Monteria teksa udhëtonte nga Barranquilla drejt Uraba-s, ku mendohet se do të takohej me kartelin “Clan de Golfo” për të dërguar një sasi kokaine me anë të skafeve. Gjatë bastisjeve, u sekuestruan 1.5 milion pesos dhe 332 kilogramë kokainë që në treg do të kaptë vlerën e 17 milionë eurove.

whatsapp image 2021 07 19 at 3.01.50 pm 1

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img