Aktori i njohur shqiptar Jim Belushi ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve që të shpërndajnë rrjetet e tij sociale.
Përmes një postimi në Tëitter, Belushi shkruan se do që të lidhet më shumë me bashkombësit e tij.
“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, shkruhet në statusin e tij në gjuhën angleze.
Deri në këto momente postimi i tij ka marrë 3. 400 shpërndarje.
Jim Belushi e ka pranuar para ca kohësh se i ka rrënjët shqiptare dhe emri i tij i vërtetë është James Adam Belushi, i cili ka lindur në Çikago.
Babai i tij Adam Anastos Belushi, është me prejardhje nga Korça, dhe Agnes Demetri Belushi, e cila ka lindur në Ohajo, nga një familje shqiptare emigrantësh nga Korça.