Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Jetonte prej vitesh në Londër, kush është 24-vjeçari që iu bë atentat në Berat teksa po shkonte në shtëpi, i riu në gjendje të rëndë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme në Berat në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar.

Bëhet me dije se 24-vjeçari që ka mbetur i plagosur është Tajar Fetiu. Mësohet se Fetiu ka qenë duke u kthyer në shtëpi, ku një person i armatosur i ka dalë para dhe e ka qëlluar të paktën 6 herë.

Dy plumba i ka marrë në gjoks, të cilat edhe i rrezikojnë jetën. 24-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Burime për median bëjnë me dije se djali jetonte në Londër prej vitesh dhe se në verë vinte dhe vizitonte Shqipërinë për të kaluar pushimet.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje apo autori. Policia pas ngjarjes së rëndë ka mbërritur në qytetin e Bertait dhe po punon për zbardhjen e identitetit të autorit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img