Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Jeta e katërt e President Alfred Moisiut

Shkruar nga Newsbomb
Jeta e katërt e President Alfred Moisiut

Nga ANTA MUÇAKU

Alfred Moisiu është një burrështetas ndryshe nga të tjerët. Po afrohet rreth të 94-ve, por bën një jetë me disiplinë që shumë shtetarë të tjerë do e kishin zili. Në zyrën e tij, ku pasqyrohen shumë relike, foto dhe kujtime nga e kaluara presidenciale, Mosiu kalon kohën e tij duke punuar dhe studiuar, për të vazhduar të japë edhe më tej kontribut për vendin.

I qeshur, i përpiktë dhe konseguent, Moisiu tregon se gjatë jetës së tij zyrtare, i ka takuar të dalë tre herë në pension. Herën e parë në vitin 1985, të dytën në vitin 1997 dhe të tretën në 2007. Kjo rrjedhë e jetës nuk e ka penguar që ai të kryejë detyrat përkatëse dhe më në fund t’i shërbejë një institucioni të ri, atij të ish-Presidentit, një model i ngjashëm me Presidentët amerikanë.

Me krenari ai thotë se ka qenë President ndryshe, që kur u zgjodh, tryezës politike që e kishte thirrur për të dhënë pëlqimin për kandidaturën i vendosi kushtet e tij, që askush të mos i bëhej pengesë në detyrën më të lartë të shtetit.

Ai kujton se si takoi Fatos Nanon, Sali Berishën, Fatmir Mediun dhe Gramoz Ruçin para se të pranonte detyrën e Presidentit në vitin 2002.

“Ua thashë që unë kam një trashëgimi familjare dhe një formim profesional, që nuk pranoj ndërhyrje në punët e mia. Sigurisht edhe në punët tuaja unë s’mund të ndërhyj. Unë do të veproj vetëm si kërkojnë Kushtetuta, ligjet dhe interesat e Shqipërisë. U ngrit Nano dhe tha, “e morëm mesazhin”. Nuk e di se sa dhe si e morën, pasi më vonë, sikurse dihet, me të dy palët pata probleme...", tregon ai.

Ndonëse mjaft i hapur dhe dashamirës, zyra e Moisiut nuk para vizitohet nga politikanët. Këtë e konsideron si fatkeqësi që politikanët e sotëm mendojnë se i dijnë te gjitha. Ai veçon Edi Ramën, me të cilin është takuar disa herë. “Disa mendime i ka reflektuar”, thotë ai për Ramën. “Mendoj që të gjithë duhet ta konsiderojnë nder që mund të marrin mendime nga një President i moshuar. Janë shumë të zënë por nuk duhet ta quajnë angari”, shton Moisiu.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetenjë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Maj dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese