Albert Stanaj ka lindur në Shqipëri dhe është rritur në Nju Jork të SHBA-ve, ku është vlerësuar për talentin e mahnitshëm në shkollën e muzikës Archbishop Stepinac High Scool.
Ai u bë i famshëm pas postimit të një fotografie me Drake dhe Jay Z në 2015-ën. Për talentin e tij në muzikë ai është vlerësuar publikisht edhe nga Kim Kardashian ndërsa ka njohje me Rudy Mancuso dhe Justin Bieber, të cilët e vizituan gjatë një koncerti veror në 2015-ën.