Organizatat në mbrojtje të gruas në Izrael kanë organizuar një protestë kundër heshtjes së trupave ndërkombëtarë për terroret e Hamasit ndaj grave dhe vajzave të reja.
Protesta, e zhvilluar në Jeruzalem, ishte e hapur dhe në të u bashkuan qytetare të ndryshme, në solidarizim me gratë dhe vajzat e reja që u rrëmbyen, përdhunuan dhe u vranë nga Hamasi. Fokusi kryesor i protestës ishte posaçërisht akti i përdhunimit, përdorur si një armë nga pjesëtarët e Hamasit.
Vajza dhe gra të reja janë mbledhur me pankarta ku shkruhet “UN Women - Except for Israeli Women” (sq. UN Women - Përveç atyre Izraelite). Këto organizime janë në vijueshmëri të fushatës “Me too - unless you’re a Jew” (sq. Edhe unë - jo nëse je Hebre).
Protesta ne Jeruzalem per grate e perdhunuara nga Hamas/ © Fotografi e siguruar nga Newsbomb.al