Hapësire reklamuese

Aktualitet

Jepte legalizime në këmbim të parave, zbardhen përgjimet e kreut të Kadastrës së Beratit: Po t’i lë këtu te sirtari, hajde...

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Nelaj

Drejtori i ASHK-së Berat, Ervin Nelaj, 38-vjeç është arrestuar tre ditë më parë në banesën e tij, nga policia me urdhër të SPAK. Ai ishte nën hetim për 9 muaj nga SPAK dhe Policia e Beratit, dhe u konstatua se jepte legalizime në këmbim të parave.

News24 zbardh dosjen e SPAK dhe nga përgjimet e zbardhura deri tani, rezulton një bisedë që tregon se si Ervin Nelaj së bashku me një punonjëse merrte dosjet përkatëse dhe në këmbim të parave jepte lejet për personat që i jepnin këto para.

Ai i kërkon disa dosje punonjëses, ndërkohë ajo i thotë se nuk mundet më të vijojë. Duket se në listë janë disa dosje, por një prej tyre që i përket një personi me emrin Ledo. Nga ana tjetër drejtori i Kadastrës, i kërkon punonjëses që mos i mbajë lekët vetë sepse i prish, por t’i mbajë në sirtar.

Nelaj akuzohet për “korrupsion pasiv” gjatë ushtrimit të detyrës në institucionin e ASHK-së Berat. Ndërkohë dje Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për drejtorin e Kadastrës së Beratit Ervin Nelaj.

Ai kishte përvetësuar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të dhënies së lejeve të legalizimit të pronave e banesave. Prej 7-muajsh ishte në krye të ASHK-së Berat, pas punës si inspektor e specialist në ALUIZNIN e Beratit prej 8-vitesh.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll