Një farmacist është prangosur nga policia në Spanjë, pasi akuzohet se shiste certifikata false personave të infektuar me Covid-19 me qëllim që ata të udhëtonin në Marok.
Sipas raportimit të medieve të huaja, 24 vjeçari u arrestua në El Echido, i cili jepte certifikatat e vaksinimit kundrejt pagesës prej 130 eurosh.
Përveç kësaj, ai kishte një punë të dytë, pasi zotëronte agjensinë e tij të udhëtimit dhe shiste bileta për udhëtime të ndryshme.
Policia spanjolle thotë se ka gjetur shtatë kuti që përmbajnë çertifikata false PCR dhe se hetimi ndaj tij po vazhdon.