Hapësire reklamuese

Aktualitet

Jepnin pasaporta bullgare false, një nga të arrestuarit vëllai i kryetares në Bulqizë

Shkruar nga Newsbomb

Tre punonjës të njësisë administrative Ostren dhe të Bashkisë Bulqizë kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi pajisnin qytetarët me dokumente false.

Mes zyrtarëve të arrestuar është edhe vëllai i kryetares së bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri.

Luan Mjeshtri me detyrë administrator i njësisë Administrative Ostren njëkohësisht vëllai i kryetares së bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri, është një prej të arrestuarve për shpërdorim detyre si pjesë e grupit që shiste vërtetime false të origjinës bullgare në Ostren të Bulqizës. Vërtetimi shitej kundrejt 100 mijë lekëve (të vjetra).

Luan Mjeshtri administrator i njësisë Administrative Ostren njëkohësisht vëllai i kryetares së bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri Luan Mjeshtri administrator i njësisë Administrative Ostren njëkohësisht vëllai i kryetares së bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri

Gjithashtu janë arrestuar Fitim Balla, 61 vjeç, banues në Trebisht, me detyrë sekretar i Këshillit Bashkiak, në bashkinë Bulqizë” si dhe A. L., 33 vjeç, banues në Ostren, me detyrë specialist i Shërbimit Social, në njësinë administrative Ostren.

LEXO EDHE: Si blihet për 10 mijë lekë vërtetimi i origjinës bullgare në Ostren të Bulqizës

LEXO EDHE: Jepnin për 100 mijë lekë origjinën bullgare, arrestohen zyrtarët në Bulqizë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese