Tirana
scattered clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
81 %
2.1kmh
40 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Jepet vendimi për shqiptarët që u kapën në Greqi nga DEA amerikane, qindra kg kokainë me vlerë miliona euro: Jemi pronarë lokalesh

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2d88123639bb543652497b9011739b07

Ditën e sotme, në Selanik është dhënë masa e sigurisë për dy shqiptarët dhe kroatin e arrestuar pak ditë më parë, si finalizim i një operacioni ku u sekuestruan 324 kg kokainë e pastër, me vlerë 100 milionë euro.

Për shqiptarët P. S 35-vjec, K. P, 37-vjec, si dhe shtetasin kroat është dhënë masa e sigurisë “Arrest ne burg”. Ata dyshohen si pjesëtarë të grupit kriminal që trafikon kokainë nga Amerika Latine në Greqi, ku para pak ditësh në Selanik u kapën 324 kg kokainë.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur futen në gjykatë. Ndërkohë që në kërkim është një 33 vjeçar nga Kroacia, i cili arriti të shpëtojë duke u hedhur nga ballkoni i banesës.

Dy shqiptarët në gjykatë janë shprehur se nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe se ndodheshin në Selanik për të blerë disa materiale për hotelin e tyre në ishullin Rodhos. Ndërkohë kroati pranoi një pjesë të akuzave.

Ngarkesa dyshohet se ishte marrë nga dy kroatët dhe ishte destinuar të dorëzohej dhe trafikohej nga dy të tjerët, shqiptarët që për këtë arsye mbërritën në Selanik. Droga me vlerë 100 mln euro kishte destinacion tregun grek, ishujt.

Mësohet se DEA Amerikane kishte marrë informacion për drogën, që kishte mbërritur me kontejner nga Amerika Latine. Më pas ajo  ishte dërguar në banesën në Selanik. Kjo banesë ishte marrë me qira përmes platformës Airbnb.

Në komunikatën e policisë thuhet se janë sekuestruar:

324 kilogram kokainë e pastër, e ndarë në 260 pako,

5,265 euro dhe valutë të huaj në lidhje me trafikimin e drogës,

5 celularët që ata përdorën për komunikimet e tyre dhe një kompjuter laptop.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img