Hapësire reklamuese

Aktualitet

Jepet alarmi: Rikthehet fruthi në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb

Epidemia e fruthit është rikthyer përsëri në Shqipëri, kësaj here për te mos u përhapur vetëm të fëmijët.

 

Në Spitalin Infektiv të Tiranës, çdo ditë po paraqiten të paktën 7 raste të rriturish të prekur nga virusi.

Sipas shërbimit spitalor, situata e krijuar në 2 javët e fundit është shumë e rënduar, ku 50 raste të kontrrolleve të bëra te pacientët kanë rezultuar pozitivë ndaj kësaj epidemie.

Shkaku kryesor mendohet të jetë mungesa e vaksinimit ose rënia e imunitetit të të prekurit. Aktualisht raportohen 7 raste të rënda që po marrin mjekimin e duhur.

Numri i rasteve të prekura në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka kapur shifrën e frikshme prej 271 të infektuarish, ndërkohë që mjekët këshillojnë qytetarët të tregohen vigjilentë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese