Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
90 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
14 °
Die
13 °
Hën
11 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Jep DORËHEQJEN presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjykata konfirmon akuzën kundër tij: Jam krenar që isha pjesë e UÇK, ruani qetësinë (DEKLARATA E FORTE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e6a3459f3d4fb07b4c66314a8ba4fd5e

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sapo ka dalë para mediave ku deklaron se po jep dorëheqjen nga president i Kosovës. Shkak është bërë aktakuza e konfirmuar për të nga Gjykata Speciale.

“Nuk mund të shkoj në Hagë si president i Kosovës. Ndaj për këtë arsye po jap dorëheqjen. Të vëmë interesat e shtetit ndaj atyre personale. I bëj thirrje klasës politike të ruajë qetësinë për të mirën e Kosovës” tha Presidenti Hashim Thaçi.

 “Në këto momente jo të lehta për mua dhe familjen dhe prej jush që me keni mbështetur për tre dekada për liri pavarësi dhe shtet ndërtim, ju falenderoj të gjithëve” tha Thaçi.

“Do bashkëpunoj ngushtë me drejtësinë dhe nga ky moment jam në dispozion të drejtësisë. Unë besoj në të vërtetën dhe të ardhmen e shoqërisë sonë”, vijoi Thaçi.

“Ndaj sot më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëj thirrje të mos humbisni shpresën dhe besimin. Sot më shumë se kurrë ju ftoj të reflektojmë sesa shumë kemi fituar si komb në këto tre dekada. Kemi fituar lirinë pavarësinë dhe tani po ndërtojmë shtetin tonë.  Aktakuza kundër meje është cmimi i vogël i radhës që kërkohet të paguajmë për lirinë e vendit tonë. Shumë lehtë kam mundur të mos jem fare në këtë botë, sikundër mijëra bashkëkombas që dhanë jetën për lirinë. Jam me fat që jam gjallë, kam parë me sytë e mi ëndrrën shekullore të bërë realitet. Jam krenar që kam qenë pjesë e UÇK vlerës me sublime të popullit shqiptar. Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm një mirupafshim” tha Thaci.

“Jam krenar që me aleatët tanë luftuam kundër Miloshevicit dhe që fituam lirinë. Fitorja ka nënkuptuar përgjegjësi ndaj kemi qenë të përkushtuar për shtetin, vetëm tolerance respekti dhe bashkëjetesa e çojnë vendin përpara” tha Thaçi.

Hashim Thaçi mban postin e presidentit të republikës së Kosovës që nga viti 2016.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img