Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Jep dorëheqjen pas një skandali kryetarja e parlamentit norvegjez

Shkruar nga Newsbomb
Jep dorëheqjen pas një skandali kryetarja e parlamentit norvegjez

Kryetarja e parlamentit norvegjez, Eva Kristin Hansen ka dhënë dorëheqjen pas një skandali, lidhur me një apartament që ajo zotëron në Oslo. Kryeparlamentarja tha për mediet norvegjeze se  ”mendonte se ishte e paarsyeshme që parlamenti të kishte një kryetare parlamenti të hetuar nga policia”.

Hansen bëri me dije se kishte kontaktuar  kreun e partisë së saj dhe kreun e grupit parlamentar për të thënë se do të largohej nga posti i presidentes së legjislaturës”. Eva Kristin Hansen u vu në qendër të kritikave pasi u zbulua se ajo mund të ketë përfituar padrejtësisht një apartament në kryeqytetin norvegjez.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll