Hapësire reklamuese

Bota

Jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë, vaksinonte miqtë e tij jashtë radhe

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i Argjentinës ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Gonzalez Garcia, transmetojnë mediat e huaja.

Bëhet me dije se kërkesa e Presidentit erdhi pas zbulimit të skandalit, ku ministri lejonte vaksinimin e miqeve të tij kundër Covid jashtë radhës.

“Presidenti i tregoi shefit të shtabit që ministrit të shëndetësisë duhet t’i kërkohet të japë dorëheqjen,” tha një nga burimet për reuters.

“Unë po jap dorëheqjen nga posti im në Ministrinë e Shëndetësisë pas kërkesës suaj të qartë”, tha Gonzalez Garcia në një letër të dorëheqjes drejtuar kreut të shtetit.

Ai do të zëvendësohet nga Dr. Carla Witsotti, e njohur në Argjentinë, ndërsa ndërmori të negocionte furnizimin me vaksinën ruse për koronavirusin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu