Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
65 %
0.6kmh
0 %
Mar
16 °
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Jep dorëheqjen kryetari i parlamentit në Turqi

spot_img

Lajme të ngjashëm

01aa8f6b0b3a60fb4289d2330bdad518

Parlamenti i Turqisë pritet të zgjedhë kryetarin e ri më 24 shkurt pas njoftimit të kryetarit aktual për largimin e tij nga detyra për të garuar në zgjedhjet lokale për postin e kryebashkiakut të Stambollit.

 

Nënkryetari Celal Adan mori përsipër detyrën pasi kryeparlamentari Binali Yıldırım, i cili po kandidon për kryebashkiak të Stambollit, njoftoi dorëheqjen përpara zgjedhjeve lokale të 31 marsit.

Dorëheqja e Yıldırımit pritet të zyrtarizohet rreth datës 19 shkurt, kurse zgjedhja e pasardhësit të tij planifikohet të ndodhë më 24 shkurt.raporton Anadolu Agency, transmeton Newsbomb.al.

Në përputhje me kushtetutën, zgjedhja e kryetarit të ri zhvillohet nëpërmjet votimit të fshehtë. Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) ka njoftuar se do të mbështesë kandidatin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në pushtet.

Në dy raundet e para të votimit, të paktën 401 nga 600 vota të deputetëve nevojiten për të fituar postin e kryetarit.

Ndërkaq, nëse nevojitet raund i i tretë, atëherë do të duhen vetëm 301 vota dhe në një raund të mundshëm të katërt, shumica e thjeshtë mjafton për të fituar.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img