Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Jep dorëheqjen kryeministrja franceze Élisabeth Borne

Shkruar nga Newsbomb
Jep dorëheqjen kryeministrja franceze Élisabeth Borne

Kryeministrja e Francës Élisabeth Borne ka dhënë dorëheqjen nga posti pas më pak se dy vitesh në detyrë.

“Elisabeth Borne informaoi për largimin sot përpara një riorganizimi të shumëpritur në qeverisje,” - njoftoi presidenca franceze.

Duket se kjo dorëheqje vjen mes raportimeve se presidenti Emmanuel Macron është gati të riorganizojë ekipin e tij të lartë përpara zgjedhjeve evropiane që do të zhvillohen më vonë këtë vit.

Ndryshimi në kryeministri vjen pas një viti të dëmtuar nga krizat politike të shkaktuara nga reformat e kontestuara të sistemit të pensioneve  dhe ligjet e imigracionit.

Sondazhet e opinionit tregojnë se partia e Macron është pas lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen me rreth tetë deri në dhjetë pikë për zgjedhjet e qershorit për BE.

Në një deklaratë, Macron tha se zonja Borne kishte treguar “guxim, përkushtim dhe vendosmëri” gjatë kohës së saj në detyrë. Nuk dihet ende se kush do të emërohet si pasardhës i saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese