Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Jep dorëheqjen kreu i Urbanistikës në Durrës (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Urbanistikës në bashkinë e Durrësit, Adhurim Qehajaj ka dhënë dorëheqjen.

Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes, por Qehajaj mbante detyrën e Drejtorit të Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës që prej muajit prill 2009.

Kujtojmë që dorëheqja e tij vjen pas asaj të Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, Drita Zeneli, e cila u largua nga posti për arsye shëndetësore në fillim të muajit shtator.

Ditën e hënë kanë përfunduar në bashki procedurat për dorëzimin e dokumentacionit të aplikuesve për postin e Zenelit, pasi data 14 tetor ishte afati i fundit. Këto ditë pritet të bëhet publik edhe emri i zëvendësuesit të Zenelit në këtë post, që drejtoresha historike e bashkisë e mbante prej 12 vitesh.

Më shumë

spot_img