Kreu i degës së Partisë Demokratike në Lezhë, Zef Gjoka, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Burime për mediat pranë Partisë Demokratike Dega Lezhë, bëjnë me dije se Gjoka ka dhënë dorëheqjen prej disa ditësh.
Deri tani ende nuk dihet arsyeja për të cilën Gjoka ka marrë këtë vendim, pak para dy kuvendeve që kjo forcë politike do mbajë me datat 11 dhe 18 dhjetor.
Në mungesë të një kryetari, ky post po menaxhohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili është edhe i deleguari i PD-së për Qarkun e Lezhës.
Gjoka është zgjedhur në krye të PD-së në vitgin 2018 ku fitoi bindshëm përballë kandidatit Zef Gjoka.
Në zgjedhje morën pjesë 306 votues nga të cilët, 213 vota ishin pro Gjokës, ndërsa Marku mori vetëm 88 vota.
Kujtojmë se më herët Zef Gjoka gjithashtu ka qenë dhe deputet i kësaj force politike.