Hapësire reklamuese

Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtori i burgut të Reçit

Shkruar nga Newsbomb

Jep dorëheqjen nga detyra drejtori i burgut të Reçit, Gëzim Selimi.

Selimi i ka paraqitur dorëheqjen drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve si dhe ka njoftuar Ministrinë  e Drejtësisë për largimin nga detyra.

Ndërkohë nuk dihet ende motivi që ka çuar Selimin në marrjen e këtij vendimi.

Selimi është emëruar në postin e drejtorit të burgut të Reçit në janar të vitit 2018, pas konkursit në ministrinë  e Drejtësisë.

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.