Hapësire reklamuese

Aktualitet

Jens Stoltenberg viziton sot Tiranën, takim me krerët më të lartë të shtetit (Agjenda)

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të vizitojë sot Shqipërinë.

 

Mësohet se Stoltenberg do të jetë në Tiranë pas mesditës, ndërsa do të ketë takime me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Bëhet e ditur se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të pritet nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Më pas Stoltenberg do të takohet me Presidentin Ilir Meta si dhe kryeministrin Edi Rama.

Kjo vizitë e sekretarit të NATO-s në Tiranë do të jetë disa orë para protestës së opozitës, e cila është njoftuar të nisë në orën 19:00.

Sakaq, pas vizitës në Tiranë, Jens Stoltenberg do të zhvillojë takime edhe në Maqedoninë e Veriut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese