Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Stoltenberg thotë se u diskutua mbi mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit të Rusisë.
Gjithashtu dy liderët kanë folur edhe në lidhje me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në Aleancën e Veriut, sesi këto dy vende do të forconin NATO-n.
“Telefonatë e mirë me kryeministrin Edi Rama të Shqipërisë për mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit të Rusisë. Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia do të forconin Aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së dyerve të hapura”, shkruan Stoltenberg.
Good call with Prime Minister @ediramaal of #Albania on #NATO's support to the Ukrainian people against #Russia's invasion. #Ukraine can win this war. We also discussed how #Finland & #Sweden would strengthen our Alliance and the importance of the Open Door policy.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) May 20, 2022