Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Jennifer Lopez rrëfen ditët e saj në karantinë: Kisha planifikuar dasmën me të fejuarin, s'di çfarë do ndodhë tani

Shkruar nga Newsbomb
Jennifer Lopez rrëfen ditët e saj në karantinë: Kisha

Aktorja dhe këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka folur për planet e dasmës dhe për ditët e saj në karantinë.

 

Në një intervistë për emisionin ‘The Ellen show’ Jennifer ka thënë se ajo kishte planifikuar një dasëm me të fejuarin e saj Alex Rodriguez por për shkak të situatës është dashur ta shtyjë. Ajo ka thënë se për shkak të pasigurisë aktuale nuk kanë mundur të caktojnë një datë të dytë.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë tani, sa i përket datave apo ndonjë gjëje të tillë”, u shpreh Lopez.

Moderatorja e ka pyetur se kush po kujdeset për fëmijët në këtë kohë që janë në shtëpi dhe mësojnë online.

Jennifer ka rrëfyer se vetë ajo kujdeset për fëmijët, ndërsa ka shtuar se mësimet janë shumë të vështira.

Alex ka dy vajza nga një lidhje e kaluar, Natasha 15, dhe Ella 11 vjeç, ndërsa Jennifer është nënë e binjakëve Emme dhe Maximilian, 12 vjeç.

92354392_702473703623984_527306277529845760_n.png

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll