Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u fejuan disa ditë më parë, për herë të dytë pas gati 20 vitesh. Dyshja vendosën që t’i japin edhe një mundësi njëri-tjetrit, duke u ribashkuar pas shumë kohësh ndarje.
Por ajo që e bën më të çuditshme këtë lidhje, është marrëveshja paramartesore që Lopez ka kërkuar nga Affleck, që përfshin disa kërkesa “të veçanta”.
Këngëtarja e famshme i ka kërkuar partnerit të saj, Afflek që të kryejnë të paktën katër herë në javë marrëdhënie seksuale, si pjesë e asaj që do të duhet të nënshkruajë para se të martohen.
Lidhur me këtë kërkesë të Lopez ka patur reagime të shumta, ku disa e kanë cilësuar si të çuditshme dhe të tepruar, ndërsa të tjerë e kanë parë si një pikë kyçe për të mbajtur “gjallë” martesën.