Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Jenisheri sqaron deklaratën në Kuvend: Nuk bëra gafë. Ka pensionistë që edhe nipërit i kanë pensionistë! Unë eci me biçikletë se kursej xhepin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Selami Jenisheri, i cili votoi pro shkarkimit të Ilir Metës dje në Kuvend, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku dha disa sqarime lidhur me deklaratat e tij në parlament.

Kreu i partisë që përfaqëson pensionistët shqiptarë, deklaroi dje se do të luftojë “për nipërit dhe mbesat pensionistë”, deklaratë për të cilën “u kryqëzua” kryesisht me batuta dhe “meme”. Ishte Meta ai që e publikoi deklaratën e tij duke u tallur për të treguar se deputetët që votojnë për shkarkimin e tij nuk janë në nivelin e duhur.

Por, sot ai dha një shpjegim, se çfarë kishte parasysh me atë deklaratë. Jenisheri tha se ka pensionistë shqiptarë, që janë aq të vjetër, sa edhe nipërit i kanë pensionistë.

 “Unë jam 80 vjeç. Ka pensionistë edhe më të rinj, por ka pensionistë që kanë nipa dhe mbesa, që janë pensionista. Këta nuk kanë mend, të kapin gabim kot. Pensionistat kanë nipat dhe mbesa, që janë 65 vjeç. Ti dalim zot atyre. Zoti Ylli, unë eci në rrugë me biçikletë, se më bën mirë të mbaj trupin edhe biçikleta ecën njëlloj si vetura. Këta zgërdhihen, janë budallenj. Unë kursej xhepin, shëndetin. Këta qeshin, deputeti me biçikletë. Se sipas këtyre duhet të jem me fuoristradë. Më solli Fiks Fare, një që donte të bëhej kandidate. Këta më filmuan, më përgjuan, për të më prishur imazhin, sepe e kanë frikë partinë time”, tha ndër të tjera Jenishehri.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img