Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
2.6kmh
75 %
Pre
17 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Jenisheri i drejtohet Ramës nga Kuvendi: Të ftoj në çdo televizion, të konkurojmë programet e partive, nëse shqiptarët thonë se është më i mirë plani i PS atëhere…(E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetar i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, Selami Jenisheri, iu drejtua ditën e sotme kryeministrit Rama nga Kuvendi duke i kërkuar që të konkurojnë programet e dy partive.

Janisheri tha se e fton kryeministri në një program televiziv që të krahasaojnë programet e tyre.

Madje ai tha se nëse shqiptarët do thonë që programi i PS është më i mirë se i tij, atëherë do t’u thotë 650 mijë pensionistëve të votojnë për PS.

“Kryeministri vendos ato ministra që nuk cojnë dorën për ti bërë sugjerim, i ven me atë kusht që nuk kanë të drejtë për të sugjeruar. Populli shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë.

PS nuk e ka aftësinë për ta drejtuar jetën e shqiptarëve, i bëjmë thirrje kryeministrit që të vijnë dhe të konkurojmë në cdo televizion të mundshëm programin e Partisë Socialiste me atë të pensionistave shqiptare dhe ti tregojmë se ne dimë se si ta cojmë jetën e shqiptarëve përpara. Në qoftë se shqiptarët do thonë që programi i PS është më i mirë se i im, unë do i them 650 mijë pensionistëve ta kenë votën për Partinë Socialiste,” tha Janisheri.

Më shumë




spot_img








spot_img