Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
11 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

“Jeni një m*t i madh”, Stresi “shpërthen” ndaj VIP-ave që nuk reaguan për vrasjen e gruas shtatzënë: A s’ju vjen turp?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Reperi Stresi ka shpërthyer ndaj personazheve publikë, të cilët nuk reaguan për ngjarjen e rëndë në Kosovë, ku 35 vjeçarja, Hamdie Magashi, e cila ishte shtatzënë, u vra nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK në Prishtinë.

Përmes një postimi në “Instagram”, Stresi i drejtohet duke i thënë ti vijë turp që nuk kanë reaguar në lidhje me rastin në fjalë.

“E di që ju (vip-at) keni bo shumë pare edhe tash jeni nalt po shumë nalt. Qaq nalt se i mut t’madh jeni se veç në Shqipëri e Kosovë ju njohin. Mos kujtoni se keni kap qiellin me dorë!!! Rasti që ndodhi në Kosovë që u vra një nënë shtatzënë a ju duket pak???? Asnjë reagim s’kemi pa nga ju? A s’ju vjen turp?”, shkruan ai.

Kujtojmë që mbrëmë rreth orës 18:00 Hamide Magashi u vra në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK. I dyshuar për vrasjen e saj është ish burri i saj, Sokol Haliti, i cili ende gjendet në arrati.

 

Më shumë


spot_img









spot_img