Reperi Stresi ka shpërthyer ndaj personazheve publikë, të cilët nuk reaguan për ngjarjen e rëndë në Kosovë, ku 35 vjeçarja, Hamdie Magashi, e cila ishte shtatzënë, u vra nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK në Prishtinë.
Përmes një postimi në “Instagram”, Stresi i drejtohet duke i thënë ti vijë turp që nuk kanë reaguar në lidhje me rastin në fjalë.
“E di që ju (vip-at) keni bo shumë pare edhe tash jeni nalt po shumë nalt. Qaq nalt se i mut t’madh jeni se veç në Shqipëri e Kosovë ju njohin. Mos kujtoni se keni kap qiellin me dorë!!! Rasti që ndodhi në Kosovë që u vra një nënë shtatzënë a ju duket pak???? Asnjë reagim s’kemi pa nga ju? A s’ju vjen turp?”, shkruan ai.
Kujtojmë që mbrëmë rreth orës 18:00 Hamide Magashi u vra në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK. I dyshuar për vrasjen e saj është ish burri i saj, Sokol Haliti, i cili ende gjendet në arrati.