(Hipotiroidizëm) – Gjendja inaktive e tiroides
Gjedra e tiroides është një nga gjendrat kryesore për mirëfuksionimin e sistemit endokrin, pasi ndikon në prodhimin e 2 prej hormoneve kryesore, tiroksina (T4),trijodtironina T3 .
Dy nga sëmundjet më të shpeshta që shfaqen në gjendrën e tiroides është hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi. Në rastin e parë gjendja fuksionale është hipoaktive dhe në rastin e dytë hiperaktive.
Në ditët e sotme, hipotiroidizmi, shfaqet në një përqindje shumë të lartë në botë. Shkaqet kryesore të tij janë:- Mungesa e jodit, sëmundja autoimmune Hashimoto, anomali genetike të gjendrës së hipofizës ose hipotalamin, ndërhyrje kirurgjikale, përdorimi I disa medikamenteve etj..
Kush ka më tepër propabilitet të shfaq hipotiroidizëm:
Sipas kërkimeve, shkenctarët kanë venë re që propabiliteti shtohen tek femrat për të pasur hipotiroidizëm.
Personat që vuajnë nga sëmundjet autoimmune si sindroma Sjogren, diabeti tipi1, artriti reumatoid, etj..
Simptomat
Lodhje, gjëndje këputje , plogështie
Gjëndje e përgjumur, shumë e shpesht gjatë ditës
Ndjesia e të ftohtit të theksuar
Kostipacion jo i rregullt
Imflamacion, enjtje sindomos në gjymtyre
Ndryshim i peshës trupore i menjëhershëm
Lëkurë të thatë dhe flokë të thatë
Renje e qimeve të vetullave
Si duhet të trajtohet?
Konsultë me endokrinologun I cili do tju këshilloj në varësi të gjëndjes trupore,me ekzaminimet e më poshtme:
Analizat e hormoneve të tiroides
Eko të tiroides
Ekzaminime shtesë të nevojshme sipas rastit
Si duhet të ushqehet një pacient i cili vuan nga hipotiroidizmi
Në rastin e hipotiroidizmit dieta e një pacienti luan një rol të rëndësishëm, jo vetëm në normalizimin e hormoneve por dhe në largimin e simptomave.
Duhet të shtohet konsumi i produkteve të pasura në jod. Jodi dhe mungesa e tij luajnë një rol shumë të rëndesishëm.
2-3 herë në javë këshillohet konsumi I peshkut të freskët (kujdes këshillohet të jenë të vegjël për të evituar sasinë e metaleve të rënda që kanë peshqit e mëdhenjë).
Frutat e detit gjithashtu përmbajnë jod .
Farat,si farat e kungullit. Fara e lulediellit.
Dhe më e rëndësishmja është konsumi i kripës së jodizuar.
Duhet të ulet konsumi I produkteve që përmbajnë goitrogjene pasi ato pengojnë në asorbimin e jodit. Produkte të pasura në goitrogjenë janë brokoli, fasulet e sojës, lakra e brukselit, lakra, lule lakra, bizelet, dhe farat e sinapit. Këshillohen të mos konsumohen me vakte të pasura në jod. Gjithashtu nëse do të gatuheshin për disa minuta do të ulej ndikimi I goitrogjenës.
Soja dhe nen produktet e saj (tofu, qumësht soje et,,) duhet të eliminohen.
Duhet të evitohet marrja e alkoolit dhe e kafeinës gjatë marrjes së medikamentit , këshillohet 1 orë para dhe 1 orë pas të mos konsumohet.
Të shtohet konsumi I produkteve të pasura në zing prsh,farat e ndrsyhme, mishi I pulës, mishi I vicit, shpesh herë këshillohet nga mjeku dhe marrja e suplementit.
Të shtohet konsumi I ushqimeve të pasura në tirosini: tirosini është një aminoacid I cili luan një rol shumë të rëndësishëm në prodhimin e hormoneve të tiroides. Ushqime të pasura në tirosini janë mishi I pulës, peshku, produktet integrale dhe bulmeti.
Shumë studime kanë vërtetuar ndikimin e Selenit në prodhimin e hormoneve të tiroidës. Këshillohet marrja e suplementit në periudhën sindomos të diagnostikimit. Ushqime të psura në selën janë arrat e brazilit, frutat e detit dhe në përgjithësi prodhimet e detit dhe drithërat integrale, mishi I kuq gjithashtu.
Dieta pa gluten. Në studimet e fundit është venë re tek personat që vuajnë kryesisht nga hashimoti ndikimi positiv I dietës pa gluten.Në këto raste dieta nuk duhet të përmbaj gluten dhe duhet që të gjithë drithërat, buka, pastat, të zvëndesohen nga produkte pa gluten.
Aktiviteti fizik, ndikon në normalizimin e gjëndjes jo vetëm psikologjike që në atë periudhë ka shumëe luhatje, por ndihmon në ruatjen e peshës trupore nëse aktiviteti behet në formë sistematike.
Menu shëmbull për hipotiroidizëm :
Menuja më poshtë është pa gluten,
(përmasa e produkteve nuk janë të shenuara pasi ,propocionet udhqimore janë të personalizuara sipas nevojave)
Ditët | Drekë | Pas Dreke | Darkë |
1 |
mish pule të pjekur të shoqëruar me rizoto ,me perime me pak vaj ulliri dhe sallatë me perime të ziera si kungull, karrotë, spinaq me 1lgjvaj |
1gotë dhallë 1 frut të stinës 10 kokrra bajame |
1 racion sallate me jeshillëqe vezë të zier- specë-karrotë – 1flxh kinoa me 1lgjvaj dhe 3lgj gjizë |
2 |
120gr biftek të pjekur me pak vaj dhe 1 racion sallatë me spinaq-rukola – pak mollë jeshilë – 1lugë fara lini me 1 lgj vaj dhe 3lgj kinoa |
1gotë dhallë 5 kokrra arra brazili 1 frut të stinës |
1.5 kupë kos me pak kripë dhe 1flxh panxhar dhe 1flxh karrotë të ziera më 1lgj vaj – limon – 2lgj gjizë |
3 | 1 flxh gjellë me barbunja dhe me perime 120gr mish pule me 1lgj vaj dhe 1.5flxh spinaq të zierë me 1lgj vaj dhe 1 fetë bukë pa gluten | 1 kupë kos me 1 frut të grirë- kanellë dhe 10 kokrra bajame | 1 flxh spinaq të zierë me pak vaj ulliri-limon-2 lgj gjizë ose rikota – 1 vezë të zier 1flxh karrotë të ziera dhe 1 fetë bukë pa gluten ose kinoa të zierë bashkë me përberësit e tjerë |
4 | burani me jeshilleqe dhe pak kinoa dhe kërpudha të prera me 1lgj vaj me pak vaj, 2lgj kackavall , 1racion sallatë me jeshillëqe, 1 mandarinë me 1lgj vaj |
1 kupe kakao me pak sheqer dhe 1 banane |
1racion sallate me jeshillëqe, 1 vezë të zier , karrotë , pak mollë jeshile me 1lgj vaj dhe kinoa të zier – 50gr djath të thërmuar |
5 | 1.5flxh gjellë me bizele me 1lgj vaj, 1racion sallatë me jeshillëqe, pak dardhë me 2lgj misër me 1lgj vaj – 50gr djath | 1 kupë kos me 1 frut të grirë- kanellë dhe 10 kokrra bajame |
Supë me perime dhe me oriz dhe copa mish pule 1racion të vogël sallatë |
6 | 250gr peshk të pjekur me pak vaj dhe 1,5 flxh supë me perime dhe copa me mish pule me pak vaj |
1 gotë dhallë 1 frut të stinës 10 kokrra bajame |
1 omletë me 1 vezë, gjizë, tërsherë pak qumësht, kërpudha të pjekur me 1lgj vaj 1.5flxh panxhar të zier me 1lgj vaj – uthull |
7 | 150gr fruta deti (më mirë ato me guacka) tëpjekura pak vaj – limon, makarona pa gluten ose rizoto të ziera me vaj ulliri dhe pomondorini dhe 1racion sallatë me jeshillëqe, karrotë të grirë, 1 mandarinë – 1lugë fara kungulli me 1lgj vaj |
1 kupë kakao me pak sheqer dhe 1 banane |
Patate dhe perime të tjera si karrotë, kungull të ziera dhe më pas I shtoni në furrë për pak minuta me djath kackavall sipër, vezë, pak qumësht, kopër etj me vaj ulliri për 5-10 minuta 1 racion sallatë me perime të freskëta ose supë dhe 1 fetë bukë pa gluten. |
Mëngjes :
1 kupë kos – 1 lugë fara dhe tërsherë ose drithëra pa gluten – kanellë dhe ½ mollë ose 3lgj shegë ose 1 bananë të vogël
Farat që do të këshilloja të përdorje : 1lgj fara lini, luledjelli, chia, fara kungulli ose 5 kokrra bajame
Brusketë me bukë pa gluten dhe djath dhie, pomondorini dhe 1 frut të stinës
Brusketë me bukë pa gluten të lyer me avokado dhe vezë të zier dhe 1 frut të stinës
1 gotë qumësht më bukë pa gluten ose gofreta orizi të lyer me gjalp kikiriku pa gluten ose mjaltë ose recel
Paradite: 1gotë dhallë dhe
Brusketë të lyer me gjizë -1 fetë kackavall , 1 mandarinë ose 1 kiëi ose 1 frut të vogël
1 vezë të zier me 1 karrotë dhe 10 kokrra bajame dhe 1 frut të vogël
1 kupë kos me mjaltë dhe arra
1 flxh kakao dhe 1 banane
Shkurtime
1 flxh = 1 filxhan caj= 170ml
30 gr djath = sa nje kuti shkrepse
1 lgj =1 luge gjelle vaj
1lk = 1 luge kafe
*Kur thuhet 2 flxh ushqim atehere sasia qe pershkruhet eshte sasi ushqim i gatuar (prsh 2 flxh turli ose supe etj.)
Shkruar nga Viktoria Naco, Dietologe