Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Jeni informuar për masat e reja?! Hyjnë në fuqi sot në gjithë Shqipërinë: Nga ora policore, te diskot dhe tifozët në stadiume

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga sot, në Shqipëri hyjnë në fuqi masat e reja në kuadër të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Ndërt to, është dhe ora policore e cila do të shtyhet me 1 orë, deri në orën 00.00. Masat e reja u lajmëruan nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në datë 27 Maj dhe nga sot do të jenë në fuqi deri në një vendim të dytë.

Gjithashtu, do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30%, duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP. Prezenca e pjesëmarrësve do të lejohet edhe në teatro, shfaqje artistike, kulturore dhe në konferenca të ndryshme.

Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

Masat e reja anti-covid nga data 1 korrik 2021

– Ora policore nga ora 23.00 shkon në orën 24.00 deri në 06.00 të mëngjesit;

– Lejohet prania e tifozëve në stadiume, në 30% të kapaciteteve, duke respektuar masat;

– Muzika nuk ndryshon, mbetet e ndaluar pas orës 22.00;

– Diskot mbeten të mbyllura;

– Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve.

Më shumë




spot_img








spot_img